Kronike17 Tetor 2022, 10:26

Gjykata e la në burg, Martina Pajollari: Policia më ka bërë presion

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata e la në burg, Martina Pajollari: Policia më ka bërë

Gjykata e la në burg, Martina Pajollari: Policia më ka bërë presion

Gjykata e Korçës ka lënë në qeli Martina Pajollarin, e cila dyshohet të jetë bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços së bashku me tre të arrestuarit e tjerë.

Ajo mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, ndërsa akuzoi policinë se e ka vënë në presion kur ka dhënë deklaratën para grupit të hetimit.

Avokati i dy të akuzuarve Valter dhe Edlir Mollaj, i pyetur se a ka diçka të diktuar në deklaratat e dhëna deri më tani, është shprehur se ka dyshime se deklarata e Martina Pajollarit dhe Bleti Angjos janë të ndikuara, pasi të dy kanë dhënë deklarata të ndryshme, dy herë të cilat ecin në një vijë, ç’ka në gjykimin e tij si avokat do të thotë influencim.

Avokati tregon se ka qenë kërkesa e tij për sigurimin e provës, sepse kishte dyshime se Martina Pajollari mund të largohej nga vendi, e në këtë formë gjykata ka vendosur arrestimin e 18-vjeçares.

Kronike #Martina Pajollari #policia presion