Aktualitet13 Maj 2022, 16:24

Gjykata e Lartë rrëzon Apelin e Vlorës, burg për kryeinspektorin e IMT-së Himarë

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata e Lartë rrëzon Apelin e Vlorës, burg për

Foto Ilustruese

Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Apelit të Vlorës, duke dënuar me burg kryeinspektorin e IMT-së të Bashkisë së Himarës, 37-vjeçarin, Melseid Nelaj.

Përmes një njoftimi zyrtar bëhet me dije se, me veprimet dhe mosveprimet e tij Nelaj ka lejuar ndërtime pa leje në zona të ndryshme të Himarë.

“Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Lartë, për shtetasin M. N., 37 vjeç, banues në Sarandë, Kryeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë

Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e Vendimit datë 28.07.2021, të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila kishte vendosur masën “Detyrim paraqitje”, dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, datë 14.07.2021”, e cila ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ky shtetas dyshohet se, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka lejuar ndërtime pa leje, në zona të ndryshme, në Himarë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”- thuhet në njoftim.

Aktualitet Gjykata e Apelit himare