Bota16 Nëntor 2018, 20:01

Gjykata, kundër Trumpit: Të rikthehet gazetari i CNN

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata, kundër Trumpit: Të rikthehet gazetari i CNN

Gjykata, kundër Trumpit: Të rikthehet gazetari i CNN

Një gjykatës në Uashington ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë t’i kthejë lejen e hyrjes reporterit të CNN-it, Jim Acosta, pasi ajo iu revokua nga shërbimi sekret amerikan.

Urdhri i gjykatësit thotë se, leja duhet rikthyer, ndërkohë që shqyrtohet një padi e CNN-it kundër Donald Trump.

Gjykatësi tha se vendimi i Shtëpisë së Bardhë shkel të drejtat e gazetarit dhe cënon lirinë e fjalës. Duke folur jashtë gjykatës, Acosta u shpreh i kënaqur me vendimin, e tha “Le t’i kthehemi punës”.

Vendimi detyron zyrën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë të kthejë përkohësisht lejen e hyrjes së gazetarit, akreditimin që i lejon atyre qasje të lehtë në rezidencë dhe ngjarjet e tjera presidenciale.

Avokati i Acostës tha ndërkohë se, kjo ishte një ditë e madhe për amendamentin e parë të Kushtetutës dhe për gazetarinë.

“Jemi të kënaqur me këtë rezultat dhe presim një zgjidhje përfundimtare ditët e ardhshme. Falenderimet tona, për të gjithë ata që kanë mbështetur jo vetëm CNN-in, por edhe një shtyp të lirë, të fortë dhe të pavarur”, shkroi vet CNN.

Bota gjykata kundër Trumpit: Të rikthehet gazetari i CNN