Politike 3 Shkurt 2022, 15:03

Gjykata Kushtetuese 48 orë afat për 72 pyetje, Meta: Do t’i përgjigjem vetë personalisht

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata Kushtetuese 48 orë afat për 72 pyetje, Meta: Do t’i

Gjykata Kushtetuese 48 orë afat për 72 pyetje, Meta: Do t'i përgjigjem vetë personalisht

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se pasi është njohur me 72 pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve do të dorëzojë 72 përgjigjet.

Në një reagim në rrjete sociale pas seancës së dytë në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti Meta falënderon këshilltarë e tij ‘për punën e shkëlqyer’ siç thotë ai ‘që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues’.

“Falënderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues. Pasi u njoha me 72 pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit”, shkruan Meta.

Politike #anti-kushtetues gjykatë Ilir Meta