Politike25 Mars 2022, 11:35

Gjykata njohu Kuvendin e Berishës, Ivi Kaso: Partia ju kthye demokratëve!

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata njohu Kuvendin e Berishës, Ivi Kaso: Partia ju kthye

Gjykata njohu Kuvendin e Berishës, Ivi Kaso: Partia ju kthye demokratëve!

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të njohur Statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit, përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso deklaroi se gjykata i ktheu vulën dhe selinë demokratëve duke njohur shkarkimin e Bashës dhe Kryesisë.

“Gjykata vendosi tu kthente demokratëve partinë e tyre, selinë siglën dhe simbolet e marra peng. Sot Gjykata u ktheu demokratëve partinë e tyre, duke njohur Kuvendin e 11 dhjetorit. Gjykata njohu shkarkimin e Lulzim Bashës dhe mosnjohjen e konstituimit të Kryesisë dhe Sekretariatit. U njoh Komisioni i Rithemelimit deri në Kuvendin e ardhshëm të 30 prillit. Është çertifikuar ajo që kemi thënë që firmat ishin aty. Është një vendimarrje e vonuar sepse duhet të ishte marrë para 1 muaji, por më mirë vonë se kurrë”, tha Kaso.

Kaso deklaroi gjithashtu se ankimi i paraqitur nga ish-drejtues të PD-së është paraqitur para afatit, pasi nuk kishte një vendim të gjykatës të zbardhur, dhe është i pavlefshëm. Ky vendim mund të ankimohej vetëm nga pala jonë.

“Që nga data 11 dhjetor, ka vetëm një PD që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit. Kjo tashmë është e çertifikuar me vendim gjykate, tu pëlqejë apo jo atyre që kanë hedhur tymnajë. Nuk ka asnjë kërkesë të ish-përfaqësuesve për bashkimin e çështjes të Kuvendit të korrikut me kuvendin e dhjetorit. Janë 2 çështje të ndarja që gjykohen nga gjyqtarë të ndryshme. Nuk ka ende kërkesë për kuvendin e 18 dhjetorit. Nëse do të flasim për ankimin e famshëm, është paraqitur para se të niste afati ankimor.  Ky është një ankim që ka të bëjë me një çështje tjetër jo me atë të zotit Zhukri. Është ankim i paraqitur para se të fillojë afati dhe është i njëjtë me një ankim pasi mbaron afati por shqyrtohet nga Blerina Muca, nuk ka të bëjë me çështjen e sotme. Çështja e sotme nuk pengohej nga asnjë çështje tjetër.

Vendimi është dhënë sot, në momentin që merret vendimi hidhet vendimi dhe do të marrim një kopje që është vendosur regjistrimi i statutit të 11 dhjetorit, vendosjen e vulave të reja dhe të gjitha vendimmarrjeve të Kuvendit të 11 dhjetorit. Vendimi ka hyrë në fuqi. Tashmë edhe juridikisht, selia e PD do të drejtohet nga grupi i rithemelimit. Partia Demokratike, që nga dita e sotme ka vetëm një organ drejtues zyrtar që sot e thotë edhe gjykata. Nuk e kuptoj kush nuk do e zbatojë këtë vendim të gjykatës. Ka vetëm një PD dhe vetëm një simbol, një flamur e një vulë që pas Kuvendit të 11 dhjetorit i kemi depozituar.

Për aventura dhe çmendurira jashtëligjore, nuk mund të përgjigjem.”, u shpreh Kaso.

I pyetur nëse gjyqtari Zhukri e kishte marrë dosjen nga Gjykata e Apelit, Kaso tha:

“Si mund të bëhen gjyqe pa dosje. Shkoni verifikoni dhe më thoni të paktën një rast tjetër që gjykata të bëjë gjyq pa dosje. Gjykata kishte 2 dosje, jo vetëm dosjet voluminoze por edhe dosjen të regjistrit historik të PD. Të gjitha ishin në dispozicion të gjykatës. Marrëzitë për gjykime pa dosje kush i thotë le t’i mbajë.”

Politike demokrat gjykata Ivi Kaso Kuvend parti Sali Berisha