Anti-Mafia30 Nëntor 2018, 18:01

Gjykata shpëton nga burgu Anika Taçin, ortaken e Besos së Tajvanit, mikut të kryeministrit

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata shpëton nga burgu Anika Taçin, ortaken e Besos së Tajvanit, mikut të kryeministrit

Drejtësia nuk e prangosi kryehajduten e 2 milionë eurove detyrim fiskal të “ARMO”-s dhe menazheren e kontrabandës së naftës në Irak e Libi, bërë me klanin e familje “Berisha”, duke vazhduar lojërat e ryshfeteve, në “kazinon” e Besnik Sulajt, krye-trafikantit të drogës e naftës, i cili po lihet i lirë

Ndërkohë, që nën drejtimin e SHBA-BE dhe monitormin e ONM, ka nisur procesi i “Veting”-ut, për largimin nga drejtësia të gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar e me lidhje kriminale, një tjetër skandal është bërë pjesë e gjykatave shqiptare

Pas skandalit, me shpalljen “të pastër”, të Dashamir Xhikës, ish-drejtorit të rrugëve (LSI), që zhvati 52 milionë euro vetëm në një rrugë, nga Gjykata e Tiranës është lënë e lirë, Anika Taçi, ortake ilegale e Besnik Sulajt në “ARMO” dhe kontrabadën e naftës.

Sipas informacionit, gjykata që dënon nga 1 e 3 vite burg, debitorët e OSHEE për 3 mijë lekë energji elektrike, nuk e çoi në burg Anika Taçin, bosen e “ARMO”, por e la vetëm me “detyrim paraqitje”, 1 herë në 3 muaj.

Gjykata, nuk e përfilli kërkesën e prokurorit Shkëlzen Cena, i cili kërkoi masën “arrest me burg”, me akuzën e provuar “Fshehje të ardhurash, pastrim parash dhe përfitim, me falsifikim dokumentesh tatimore, të vlerës 2 milionë euro, detyrime fiskale ndaj shtetit”, në kohën kur ishte Administratore e “ARMO”.

Anika Taçi është motra e Rezart Taçit, oligarkut “kukull” dhe sponsorit të familjes “Berisha”, nëpërmjet e fondacionit të Liri Berishës, e cila mblidhte miliona nga bizneset për fëmijët shqiptarë, por ua jepte fëmijëve të saj.

Në raport kontrollin e bërë nga Ministria e Drejtësië në vitin 2016, rezulton se lidhjet e Anika Taçit me “ARMO”, kanë vazhduar me Beson e Tajvanit, nëpërmjet firmës “Anika Mercuria Refinery Associated Oil” sh.a (ose AMRA Oil), regjistruar në datën 02.07.2008, me NIPT K81902013T, me aktivitet: “Pjesëmarrja ne shoqërinë “ARMO” sha, import-eksport karburante dhe nënprodukteve të tyre”.

Sa për kujtesë kryeministrit Rama, sipas raportit zyrtar, qeveria shqiptare, rezulton aksionere me Anika (Rezart Taçin), ku “Taçët” e PD, kanë 4.357.491 kuota, me vlere 4.35 miliardë lekë, ndërsa qeveria ka 768.970 kuota, me vlerë 768.97 milionë lekë (15%).

Me letra false e të paraqitura si të regullta nga Gjiknuri dhe Ahmetaj, rezulton se Besoja i kryeministrit Rama dhe Taçi i ish-kryeministrit Berisha, gjoja i paskan dhënë 6.8 miliardë lekë borxh “ARMO”-s (shtetit), të cilat shteti duhet t’ua rikthejë./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia Gjykata shpëton nga burgu Anika Taçin mikut të kryeministrit ortaken e Besos së Tajvanit