Kronike12 Shtator 2022, 12:05

Gjykata shqiptare e la në arrest shtëpie, kinezi i 145 milionë eurove, refuzon ekstradimin në Kinë

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata shqiptare e la në arrest shtëpie, kinezi i 145 milionë

Chen është koka e një grupi që me seli në qytetin Huzhoi në Kinë, ndërsa mashtrimet i ka kryer në të gjithë botën. Përmes platformave online ku jepeshin shtëpi, kompjutera dhe telefona, ai ia ka dalë të kryejë një mashtrim me vlerë 1 miliardë yen kinezë. 

Shtetasi kinez, Liangbin Chen, i cili u la i lirë nga autoritetet shqiptare pak ditë më parë refuzon ekstradimin në Kinë. Mësohet se Chen do të kundërshtojë ekstradimin drejt Kinës, bazuar në një vendim të Parlamentit Europian i cili më 9 qershor 2022 ka vendosur të pezullojë të gjitha marrëveshjet e ekstradimit me Kinën dhe Hong Kongun. Ai ndodhet në masën e arrestit në shtëpi prej së premtes dhe është vendosur në një banesë në Lundër. Ai u la në arrest shtëpie pasi Chen pretendon se është i sëmurë. Sipas ekspertizës së firmosur nga mjekët Elton Serani dhe Dr.shk. Zija Ismaili, Chen vuan nga sëmundje në tru, për shkak të një mase mishi të huaj.

Chen është koka e një grupi që me seli në qytetin Huzhoi në Kinë, ndërsa mashtrimet i ka kryer në të gjithë botën. Përmes platformave online ku jepeshin shtëpi, kompjutera dhe telefona, ai ia ka dalë të kryejë një mashtrim me vlerë 1 miliardë yen kinezë. 32-vjeçari, me profesion programues kompjuterik, u arrestua si kreu i një grupi kriminal që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda. Ky grup kriminal ka mashtruar dhjetëra qytetarë kinezë, ndërkohë aktiviteti ka qenë i shtrirë edhe në Dubai.

Platforma e ngritur online u mbyll dhe Chen bashkë me bashkëpunëtorët u zhdukën me 1 miliard jen, ose 145 milionë euro. 32-vjeçari mbërriti në Shqipëri nga Dubai dhe dyshohet se do të fshihej në vendin tonë.

Kronike #Liangbin Chenn ekstradim Kinë Refuzim