Politike24 Mars 2022, 21:25

“Gjyqtari priti në takim njeriun e Berishës”, Bardhi zbulon pazaret për miratimin e statutit: Zhukri po i thotë

Shkruar nga Pamfleti
“Gjyqtari priti në takim njeriun e Berishës”, Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka paralajmëruar gjyqtarin që do të japë nesër vendimin për ndryshimet statuore të marra në kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur në stadium nga Sali Berisha e Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike.

I ftuar në “Fronline” në News 24, Bardhi tha se data e seancës së nesërme gjyqësore është caktuar në shkelje të ligjit, pa pasur ende gjykatësi dosjen në dorë. Sipas tij, gjyqtari Zhukri ka pasur takim me një person pranë Berishës.

I bëj thirrje gjykatës të mos i futet aventurave. Ka caktuar datë për seancë pas pasur dosje. Data për nesër është caktuar dje pa patur gjyqëtari dosje mbi tavolinë. Është takuar me një përfaqësues të Berishës. E kam emrin, por nuk po e them për etikë të kolegut tim. Si mund të gjykosh pa pasur aktet dhe dosje, këtë do e shpjegojë gjyqtari. E kam të dokumentuar, me të gjitha. Nëse gjyqtari ka vendosur të hedhë veten në erë, është i lirë, i ka thënë burgut hapu. Një gjyqtar kamikaze”, tha Bardhi.

 

Politike #GazmentBardhi #PD #Statuti Berishës