
Gjykata zbardhi vendimin, Rithemelimi i Berishës mblidhet në selinë blu
Komisioni i Rithemelimit është mbledhur sot në selinë e PD-së, ndërsa i fundit që i është bashkuar mbledhjes ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit është pritur nga bashkëpunëtorët e tij në hyrje të selisë blu, dhe më pas është drejtuar për në sallën ku do të mbahet mbledhja.
Takimi në fjalë vjen pas zhvillimeve të fundit në kampin opozitar, ku kryefjalë është e ardhmja e PD-së, dhe se kush do të marrë drejtimin e saj. Pas mbledhjes, pritet që Berisha të flasë për mediat.
Më tej sjellim në vëmëndje se ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin për statutin e Berishën duke e njohur atë si drejtues të PD-së Komisionin e Rithemelimit. Në vendimin e Gjykatës theksohet se Kuvendi i 11 Dhjetorit është thirrur në mënyrë legjitime dhe se vendimet e marra nga ai janë po ashtu legjitime dhe në fuqi.
Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim gjatë një takimi që zhvilloi me Enkeljed Alibeajn, e njohu këtë të fundit si drejtues të komanduar të PD-së.