Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson është shprtehur se avokati i tij duhet që të lirohet sa më parë nga paraburgimi. Ai ka thënë se Veseli duhet që të shpallet i pajafshëm deri sa të filloj gjykimi. Më tej Emmerson ka thënë se klienti i tij nuk është arrestuar por është dorzuar vetë.
“Dua të prezumohet i pafajshëm për të gjitha akuzat kur të vazhdojë çështja. Do ta marrë një parashtrim ose kërkesë që Veseli të lirohet deri në pritje të fillimit të gjykimit. Dua të shënohet në procesverbal; ndonëse është përmendur fakti që Veseli është arrestuar, ju duhet ta dini që Veseli erdhi në Gjykatë vullnetarisht me marrëveshje paraprake”,ka thënë Emmerson.