Dosja e zezë13 Janar 2023, 11:20

Gjyqi i vulës me 17 janar, vulos fatin e plakut “non grata” dhe të opozitës në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi i vulës me 17 janar, vulos fatin e plakut “non grata” dhe

Gjyqi i vulës me 17 janar, vulos fatin e plakut “non grata” dhe të opozitës në Shqipëri

Shkarkimi i Enkelejd Alibeajt dhe vendosja e Ervin Salianjit si “kukull provizore” në krye të Grupit Paralamentar zyrtar e legjitm, “non gratës” Sali Berisha i duhet para datës së gjyqit, me qëllim që në emër të PD të tërheq Kërkesë-Padinë për vulën. Mbështetja publike që Ilir Metaj i dha aksionit të Ervin Salianjit, tregoi se mbledhja e firmave për të shkarkuar Alibeajn është skenar i Sali Berishës

Pasi Kuvendi nuk e njohu Luçiano Boçin si Kryetar të Grupi Parlamentar të PD dhe pas dështimit me “supën” e drekës së Xhelal Mziut për të joshur e marrë grupin parlamentar legjitim, Sali Berisha ka nisur skenarin tjetër djallëzor, për ta marrë grupin nëpërmjet shkarkimit të Enkelejd Alibeajt.

Prej disa ditësh, ka hedhur në veprim deputetin Ervin Salianji, për të realizuar spostimin e Alibeajt, me një gjoja “nismë personale” të Ervin Salianjit, duke mbledhur firmat e deputetëve, me synimin për të marrë drejtimin e grupit.

Mbështetja publike, që Ilir Metaj i dha aksionit të Ervin Salianjit dhe diversioni që po bëjnë deputetët e Foltores në mediat e Zenit dhe Fanes, tregojnë se marrja e firmave për të shkarkuar Alibeajn është skenar i Sali Berishës.

Sipas Statutit, Ervin Salianji mund të mbledh firma për të shkarkuar Enkelejd Alibeaj, por me ato firma nuk mund të vetë-shpallet kryetar i Grupit, mbasi fillimisht duhet të propozohet apo të kandidojë e zgjidhet nga forumet zyrtare të partisë, gjë që kryhet me procedura e afate statutore.

Mirëpo shkarkimi i Alibeajt, vendosja e Ervin Salianjit si “kukull provizore” në krye të Grupit Paralamentar zyrtar e legjitm, “non gratës” Sali Berisha i duhet para datës 17 janar të gjyqit, me qëllim që Ervin Salianji, në emër të PD të tërheq kërkesë-padinë e vulës në Gjykatën e Apelit.

Sepse pas kongresit në stadium, pas mos-regjistrimit nga gjykata si Kryetar i PD dhe pas dështimeve të shumta për të uzurpuar grupin parlamentar, Sali Berisha e ka kuptuar se ekzistencën e tij e  përcakton vetëm vula e partisë.

Nëse seancat nuk do shtyhet përsëri, fati i ish-kryetarit “non grata” Sali Berisha, do përcaktohet në gjyqin e vulës më 17 janar 2023, kur Apeli do vendosë se cili grupim do ketë përfaqësimin zyrtar të PD me të gjithë tagrat ligjor.

Këtë gjë, Sali Berishës ia bëri të qartë dhe kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili prerë e qartë tha: – Si kryetar legjitim i PD, do njihet ai që është i regjistruar aktualisht, pra Lulzim Basha, ose ai që do të legjitimohet në gjyqin për statutin, vulën, logon e selinë.

Por, prej vulës do varet edhe fati i ekzistencës së PD dhe mundësisë së saj për të ardhur në pushtet, mbasi nëse vulën e fiton grupi zyrtar “Basha- Alibeaj”, Sali Berisha del jashtë loje dhe kjo parti shpëton nga ngërçi e ka mundësi të ringrihet.

Nëse e vula do t’i jepet Sali Berishës dhe grupit të tij anti SHBA-BE; Ambasadorja, Yuri Kim, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith dhe drejtues të PE e KiE, e kanë bërë të qartë publikisht, se PD do mbetet logo me kryetar “non grata” dhe e shpërfillur./Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare #Gjyqi i vulës me 17 janar #vulos fatin e plakut “non grata” dhe të opozitës në Shqipëri