Aktualitet 3 Shkurt 2023, 16:48

Gjyqi për vulën e PD, grupi i Alibeajt shkresë Apelit: Të përshpejtohen procedurat, çdo vonesë është e pajustifikuar

Shkruar nga Pamfleti

Grupi i Enkelejd Alibeajt ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që të mos vonojë procesin gjyqësor për vulën e PD. Avokati Indrit Softa i është drejtuar me një shkresë Apelit, ku kërkon që të fusë me procedurë të përshpejtuar çështjen, në mënyrë që të zgjidhet konflikti para zgjedhjeve të 14 majit.

Sot Apeli rihodhi shortin për përbërjen e trupës gjyqësore që do të merret me këtë çështja. Duke qenë se Apelet në rrethe u shkrinë dhe do të ketë vetëm një Apel me Juridiksion të Përgjithshëm, të gjitha çështjet u ndanë nga e para, përfshirë dhe atë për vulën e PD.

Gjykata e Apelit tashmë nuk ka asnjë pengesë për ti dhënë fund konfliktit gjyqësor për legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike. Partia Demokratike i kërkon Gjykatës që të shqyrtojë sa më shpejt ankimin e paraqitur nga ana e saj. I ftojë të gjitha palët ti kërkojnë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të shpallë dhe të gjykojë këtë çështje në një kohë sa më të shpejt. Çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar”, shprehet avokati Softa.

Grupi i Alibeajt dhe ai i Berishës janë prej kohësh në konflikt mes tyre dhe nëse nuk ka një vendim para zgjedhjeve të 14 majit, më i humburi është Sali Berisha. Momentalisht në regjistrin e gjykatës kryetar rezulton Lulzim Basha dhe Berisha nuk njihet si kryetar. KQZ bazohet te regjistri i gjykatës dhe sipas ligjit, duhet të pranohen kandidatët e Alibeajt në zgjedhje.

Pak ditë më parë KQZ kërkoi që partitë të dërgojnë emrat e anëtarëve të KZAZ. Sali Berisha dhe Alibeaj kanë shkuar me lista të ndryshme. Vetë KQZ pret që Apeli të japë verdiktin final dhe në bazë të tij do zgjidhet ngërçi. Por më i favorizuar në këtë mes është Alibeaj. Berisha hyn në lojë vetëm nëse Apeli rrëzon vendimin e Shkallës së Parë. Por nëse kthen dosjen për rishqyrtim, rrëzon vendimin e Zhukrit apo nuk flet para 14 majit, në KQZ regjistrohen kandidatë e Alibeajt.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kryesore Apeli gjykata PD vula