Aktualitet13 Gusht 2018, 13:46

Gjyqtarë dhe Prokurorë me pasuri të jashtëligjshme!

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqtarë dhe Prokurorë me pasuri të jashtëligjshme!

Gjyqtarë dhe Prokurorë me pasuri të jashtëligjshme!

Nuk do shumë mend për t`a kuptuar fare lehtë këtë gjë. Ndryshe nga i gjetën këta njerëz me garanci ligjore shuma të mëdha parash, të ardhura të tjera të shprehur në vlera materiale, banesa, hotele, toka, shtëpi në fshat, vila luksoze në zonat bregdetare, në rast se do kishin si burim të vetëm rrogën e shtetit. Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar në sitën e vetingut kanë punuar për vete në një kohë të mjaftueshme për të nxjerrë përfitime kolosale.

Shkruan Sokrat Ndreçka

Skaneri i vetingut ka nxjerrë jashtë funksionit profesional gjyqtarë, prokurorë, punonjës në sistemin e drejtësisë. E kemi parë me zë dhe figurë se si anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të Gjykatës së Lartë, prokurorë në Apel nuk kanë mundur në asnjë rrethanë të vetëmbrohen para trupës gjyqësore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Nga vendimet e KPK-së, kemi mësuar se si gjyqtarë dhe prokurorë nuk kanë justifikuar të ardhurat financiare të përfituara përgjatë viteve të punës në detyrë. Megjithëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është treguar shumë njerëzor, u ka lënë gjyqtarëve të Kushtetueses, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë kohën e mjaftueshme të shprehen me qetësi për të dhënë shpjegimet e tyre se si e kanë arritur pasurinë familjare.

Këta gjyqtarë e prokurorë, të përjashtuar tashmë nga detyra shtetërore me argumentin se kanë cënuar rëndë një ose më shumë nga shtyllat e vetingut, në opinion shqiptar, me gjuhën e popullit cilësohen hajdut, vjedhës, zyrtarë të lartë që kanë zbatuar parimin sipas një batute “bëni si themi ne dhe mos bëni si bëjmë ne”. Është reforma në drejtësi, është vetingu, ai që zbuloi se si përfaqësues të një rangu të lartë të drejtësisë kanë vënë kapitale marramendëse, duke vepruar kësisoj për vite me radhë në sy të shqiptarëve. Ata kanë qëndruar të maskuar duke mos rënë në sy të të tjerëve. Gjyqtarët, prokurorët kanë thyer çdo rregull moral, kanë shpërdoruar etikën profesionale duke zbatuar kodin e fshehjes së pasurisë së jashtëligjshme. Nga ana tjetër kanë marrë poza si njerëz që vënë drejtësinë në vend. E shikoni, o njerëz se cilët janë ata, nga të cilët kemi pritur të bëhet drejtësia?

Është e kuptueshme se këta nëpunës shteti, që paguhen nga taksat tona kanë mashtruar duke thënë se “bëjmë drejtësi, marrim vendime duke i dhënë secilit hakun e vet”. Këta jo vetëm që nuk kanë patur në mend të bëjnë drejtësi, por i kanë vënë ruspën drejtësisë, e kanë shpartalluar me kokën lart, ndërsa sot duan konfirmim përsëri në detyrë. Janë kokëforte statistikat që jepen për pasuritë që zotërojnë. Ku u bie më në mend këtyre të paudhëve të bëjnë drejtësi, të hapin e lexojnë dosjet e hetimit? Kanë të drejtë njerëzit kur thonë se drejtësi do bëhet kur të shkojmë në botën tjetër, se në këtë të sotmen vetëm ligje miratohen, vetëm zhurmë bëhet për të mpirë trurin e njerëzve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe strukturat e tjera monitoruese nuk kanë lënë asnjë hapsirë dyshuese duke dhënë argument konkret për gjyqtarët dhe prokurorët se pasuritë nuk i kanë të ardhura që vijnë nga llogari buxhetore ose të biznesit. Që do të thotë se këta nëpunës të strukturave të larta kanë shfrytëzuar forcën që u ka dhënë detyra për të vënë kapitale të pamerituara. Me një fjalë këtë nëpunës me pushtet kanë vjedhur me vetëdije të plotë hallexhinjtë, kanë ushtruar dhunë mbi njerëzit pa mbrojtje ligjore për t`u marrë paratë në mënyrë abuzive.

Nuk do shumë mend për t`a kuptuar fare lehtë këtë gjë. Ndryshe nga i gjetën këta njerëz me garanci ligjore shuma të mëdha parash, të ardhura të tjera të shprehur në vlera materiale, banesa, hotele, toka, shtëpi në fshat, vila luksoze në zonat bregdetare, në rast se do kishin si burim të vetëm rrogën e shtetit. Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar në sitën e vetingut kanë punuar për vete në një kohë të mjaftueshme për të nxjerrë përfitime kolosale.

Dhe nuk janë pak, por një numër i konsiderueshëm gjyqtarësh, që nga Gjykata Kushtetuese e poshtë me radhë. Sita e hekurt e Komisionit të Pavarur i nxori të korruptuarit në sipërfaqe, të cilët mund të jenë këta peshqit e mëdhenj, që i ra goja ish ambasadorit amerikan në Shqipëri Donald Lu. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendime të dyshimta, sipas vëzhguesve të rreptë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ky i fundit i ka rekomanduar Komisionerit Publik për të riparë edhe një herë vendimet e konfirmimit në detyrë nga KPK për gjyqtarët Bashkim Dedja (Gjykata Kushtetuese), gjyqtarin Xhezair Zaganjori (Gjykata e Lartë), pasi ka element të hetimit pasuror që duhen vlerësuar më drejtë.

Një numër i madh shqiptarësh e kanë kuptuar fare mirë se trupat gjyqësore, që nga Gjykata Kushtetuese e poshtë kanë qenë të inkriminuara, jo pse i vërtetoi në sy të publikut Vetingu, por sepse njerëzit e zakonshëm, ata që ishin njerëz pa njerëz, në çdo proces dilnin të humbur. Fitorja në asnjë rast nuk ka qenë në anën e tyre. Fitonin proceset gjyqësore ata që lëvizni llapushkat. Ndaj dhe gjyqtarët, prokurorët e kishin farë të lehtë të mbyllnin proceset me një të fërkuar të dy gishtave të dorës. Kush do t’i kontrollonte këta sipërmarrës të drejtësisë nëse ishin vendimet të drejta, apo të kompromentuara!?

Në këtë kuptim organet e drejtësisë, nëpunësit, pronarët e këtyre vendeve të punës nuk janë me shumë faj. Fajtorët më të mëdhenj ishi

n drejtuesit politik dhe ata të kupolës së shtetit, të cilët i mësuan se si duhej të zhvilluar ky biznes, si mund dhe duhej bërë produktiv dhe promovues. Këta administrator të ligjit e shfrytëzuan besimin e shefave të tyre dhe u bënë zëdhënës të porosive dhe urdhërve të beniaminëve politik. Ndërsa nga njëra anë u kanë treguar autoriteteve të drejtësisë se si të përjashtohen nga ndëshkimi sekserët, nga ana tjetër udhëhoqën prishjen e sistemit duke mos bërë kurrë drejtësi. Sot që erdhi puna për të parë masakrën e lënë pas shumë prej gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk janë në gjendje të shpjegojnë para trupës së KPK-së se nga i kanë gjetur paratë që kanë blerë objekte pa fund, që kanë llogari bankare pa shpjeguar punën e kryer për të ardhurat e fituara. Megjithëse e kanë patur kohën e mjaftueshme për të qenë të përgatitur para vetingut, shumë subjekte hetimi nuk kanë mundur të jenë të ruajnë qetësinë e të shpjegohen para kolegëve të tyre

Gjyqtarë të Kushtetueses, gjyqtarë të Gjykatës së Apelit e të tjerë me radhë kanë kërkuar të afirmohen në detyrë. Si është e mundur të konfirmohen gjyqtarë të një standarti të tillë në detyrë, kur vetë i kanë vënë vetes njollën e turpit. Janë vërtetë të paparë. Të kërkosh të qëndrosh përsëri në detyrë, ndërkohë që trupa speciale e gjykimit profesional, të etikës të nxjerrë jashtë loje, këta nuk ngurojnë dhe këmbëngulin të jenë përsëri në funksionet e mëparshme. Sillen sikur me ta nuk ka ndodhur asgjë, sikur nuk kanë vjedhur njerëzit. Kanë tërësisht të drejtë qytetarët që distancohen nga këta nëpunës shteti, nga këta syresh që procesin e vjedhjes e kanë kthyer në ligj, por vetën për veten e tyre. Gjyqtarë e prokurorë, vjedhës të pasurisë së popullit, dhunues të të drejtave të njerëzve të lirë të kësaj bote. Sa turp!

Forum gjyqtarët prokurorët