Aktualitet 3 Maj 2018, 06:07

Gjyqtarët dhe Prokurorët që ngelin në Vetting nuk do të kenë të drejtë të ushtrojnë profesionin e avokatit, zbardhet u

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqtarët dhe Prokurorët që ngelin në Vetting nuk do të

Gjyqtarët dhe Prokurorët që ngelin në Vetting nuk do të kenë të drejtë të ushtrojnë profesionin e avokatit, zbardhet urdhri i SHBA-BE

Gjyqtarët dhe prokurorët që ngelin gjatë procesit të vetingut nuk do të kenë të drejtë të ushtrojnë profesionin e avokatit. Sipas informacioneve që qarkullojnë në gjykata dhe prokurori, shumë prokurorë e gjyqtarë kanë plan që të bëhen avokatë nëse nuk kalojnë procesin e vetingut. Por nuk ka për të ndodhur aspak kështu, pasi dje është mbledhur Komisioni i Ligjeve, ku ka shqyrtuar projektligjin për avokatinë, ndërsa ka bërë edhe një sërë ndryshimesh rrënjësore për këtë ligj.

Gazeta ka mësuar se ligji për avokatinë është asistuar dhe mbështetur fort nga EURALIUS dhe OPDAT, i cili u prezantua dje në komision në prani të deputetëve, ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksi Haxhia, të shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve që drejtojnë.

Por risia në ligjin në fjalë është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian kanë qenë të prerë duke urdhëruar që avokat nuk mund të bëhet një person, i cili ka qenë i përfshirë në korrupsion apo afera apo është përjashtuar nga sistemi gjatë procesit të vetingut. Kjo do të thotë se gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë ngelur gjatë procesit të vetingut dhe që aludonin se do mund të ushtronin profesionin e avokatit, do të përjashtohen përfundimisht nga sistemi. Madje, kjo u pohua dje edhe nga kryetari Ulsi Manja, gjatë punimeve të Komisionit të Ligjeve.

Reforma prek avokatët

Më konkretisht, Manja deklaroi se reforma në drejtësi do jetë uniformë si për gjyqtarët dhe prokurorët, ashtu edhe për avokatët. Sipas tij, avokat nuk mund të bëhen njerëzit që kanë ngelur në veting. “Ne prandaj e bëmë reformën në drejtësi, që të pastrojmë sistemin nga të korruptuarit. Nuk mundet që reforma t’i nxjerrë nga dera dhe avokatët të hyjnë nga penxherja. Nuk mundet të fusim nga penxherja ata që largojmë nga vetingu.

Nuk mund t’i pastrojmë në një anë dhe nga ana tjetër t’i sjellim sërish në sallën e gjyqit”, u shpreh ai. Po ashtu, në të njëjtën linjë me kryetarin Ulsi Manja, u rreshtua edhe kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksi Haxhia. Gjatë raportimit të tij para Komisionit të Ligjeve, ai theksoi se kanë marrë masa shtrënguese dhe sipas tij, dhoma nuk mund të jetë strehë për ata që përjashtohen nga vetingu. “Lind pyetja, këta që digjen nga vetingu, a do të bëhen avokatë? Se ata juristë janë. Jo, ne kemi vënë pengesë. Nuk duam ta kthejmë avokatinë në strehën e të korruptuarve, apo të të larguarve nga vetingu”, deklaroi ai.

Mirëpo, kjo u mbështet dhe u përshëndet edhe nga deputetë socialistë, madje, ishte Bashkim Fino, ai i cili e përshëndeti dhe kërkoi që gjyqtarët dhe prokurorët e përjashtuar nga vetingu, sipas tij, të mos ushtrojnë profesionin e avokatit. “T’u qëndrojmë fort këtyre neneve bllokuese. Duhet t’i përjashtojmë nga sistemi”, deklaroi Fino.

Projektligji u miratua në parim me mbështetjen e të gjithë deputetëve të pranishëm. Ndërkohë që në mbledhjen e komisionit të ditës së djeshme nuk morën pjesë përfaqësuesit e opozitës parlamentare.

Ligji i ri, jo më zvarritje të gjyqeve

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deklaroi se ligji i ri duhet t’u japë fund avokatëve të korruptuar dhe që zvarrisin proceset gjyqësore. Madje, ajo sugjeroi gjithashtu vlerësimin me kujdes të garantimit të së drejtës për të patur përfaqësues ligjor, në raport me respektimin e interesit publik. “Sot rezulton që një sërë procesesh gjyqësore sensitive zvarriten ose zgjasin me seanca të panumërta, për shkak të mungesës së avokatit kryesisht. Duhet tu japim fund avokatëve që zvarrisin gjyqet, dhe atyre që janë të korruptuar”, deklaroi ajo./SOT

Aktualitet gjyqtarët prokurorët Vettingu