Aktualitet12 Maj 2022, 17:52

Gjyqtarët rimarrin pasaportat diplomatike, Gjykata e Lartë rrëzon qeverinë

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqtarët rimarrin pasaportat diplomatike, Gjykata e Lartë rrëzon

Gjyqtarët do të rimarrin pasaportat diplomatike. Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e qeverisë për tu hequr atyre pasaportat 2 vite më parë.

Në vitin 2020 qeveria nisi një proces për të kufizuar pasaportat diplomatike dhe u prekën një numër i madh funksionarësh, nga gjyqtarët e prokurorët, te konsujt e nderit, lojtarët e Kombëtares etj. Pati shumë debate për këtë vendim. Por gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe të Apelit kanë ndjekur rrugën gjyqësore. Shoqata e Gjyqtarëve e përfaqësuar nga Erion Bani bëri një padi që e ka dërguar në të gjitha nivelet e gjyqësorit.

“Report TV”, raporton se sot Gjykata e Lartë ka marrë një vendim që rrëzon qeverinë dhe kërkon kthimin e pasaportave.

Gjyqtarët kërkuan konstatimin e cënimit të statusit të gjyqtarit nëpërmjet heqjes së pasaportës së shërbimit me Vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 12 qershor 2019, që hyri në fuqi pas 6 muajsh.

Një tjetër argument i gjyqtarëve në këtë padi ishte edhe neni “138” i Kushtetutës ku sipas tyre flet për ta dhe statusin e tyre duke garantuar përfitimet dhe të drejtat që ju rrjedhin nga ky status. Ky vendim i qeverisë preku një sërë kategorish që kishin këto privilegje ndërsa reforma u ndërmor nga Ministria e Jashtme e cila së pari preku targat diplomatike, konsujt e nderit e më pas pasaportat e shërbimit dhe ato diplomatike.

Aktualitet Gjykata e Lartë Gjyqtare pasaporta diplomatike