Kosova23 Nëntor 2022, 15:47

Gjyqtarëve dhe prokurorëve kosovarë u ulen pagat me rreth 800 euro

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqtarëve dhe prokurorëve kosovarë u ulen pagat me rreth 800

Foto ilustrim

Rreth 800 euro është vlera e zbritjes së pagës te shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë, me vendimin e ri të marrë nga Qeveria Kurti.

Ky vendim i votuar nga kabineti qeveritar të mërkurën thotë se pagat në sistemin e drejtësisë do të kthehen sikur kanë qenë para vendimit të Qeverisë Haradinaj më 2017, kur i rriti ato për gati dyfish.

Me vendim të Haradinajt për të dyfishuar pagën e tij, automatikisht ishin rritur edhe ato të zyrtarëve të tjerë të lartë të Qeverisë dhe të fushës së drejtësisë.

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në departament të përgjithshëm ishte bërë 1700 euro neto nga mbi 900 sa ishte deri më 2017.

Qeveria Kurti në shkurt të 2020-ës pati vendosur ta ndryshonte vendimin e Haradinajt duke ulur pagat për zyrtarët qeveritarë, por duke mos i prekur ato në drejtësi.

Këtë të mërkurë vendosi për t’i kthyer ato siç ishin, në vendimin që i parapriu miratimit të Ligjit për Paga.

Prishtine Albin Kurti Gjyqtare Kosove prokurorë qeveria e Kosovës

Kosova