Kronike 3 Maj 2022, 21:00

Gjyqtari belg “zbërthen” mafien shqiptare: Kanë hyrë fuqishëm në vendin tonë, pastrojnë para dhe korruptojnë zyrtar

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqtari belg “zbërthen” mafien shqiptare: Kanë

Mafia shqiptare ka shtrirë tentakulat e saj edhe në Belgjikë. Antëerpi dhe Brukseli janë dy zonat ku dominojnë grupet shqiptare të drogës. Një nga gjyqtarët më të njohur belgë, Michel Claise, ka shkruar edhe një libër mbi mafien shqiptare dhe lidhjet e saj me mafiet e tjera në Belgjikë.  Ai ka treguar detaje se si mafia ka arritur të dikojë edhe politikën vendase sepse po korruptohen pushtetarë.

-A ka të bëjë libri juaj me ato që ndodhin në Bruksel?

Po, në atë libër unë kërkoj praninë e shqiptarëve në krimin e organizuar në Bruksel. Unë i kam hasur gjatë Operacionit ECC Sky, megjithëse ky nuk është domeni im i drejtpërdrejtë. Krimi financiar dhe format e tjera të krimit janë të lidhura ngushtë. Shikoni çfarë  ndodh me pastrimin e parave? Pastaj ndeshesh me trafikun e drogës – që është më fitimprurës – por edhe tregtinë e armëve dhe evazionin e TVSH-së. Të gjitha ato para përfundojnë në ekonominë legale, gjë që i bën kriminelët dhe organizatat e tyre më të fortë.

-Drejtori i policisë gjyqësore federale të Brukselit, Eric Jacobs, tha se me thyerjen e komunikimit të koduar EÇ Sky u zbulua edhe bota kriminale në Bruksel

( Tund kokën ) Organizatat kriminale shqiptare kanë qenë prej kohësh aty: në Bruksel, dhe në pjesën tjetër të Evropës. Por teknologjia dhe tregtia përmes saj kanë evoluar dhe shkalla e krimit është rritur. Aparati qeveritar belg nuk zhvillohet bashkë me krimin. Ka korrupsion të konsiderueshëm, së fundmi.  Kemi arrestuar një zyrtar nga Komisioni Francez i Komunitetit (Cocof), si dhe shtatë zyrtarë të një komune. Kjo ndodh gjatë gjithë kohës. Po shkojmë gjithnjë e më shumë drejt një shoqërie të kriminalizuar. Duket se sot është më fitimprurëse të jesh kriminel sesa qytetar i drejtë (qesh ).

Kronike #belg Mafia