
Një nga lojtarët e Marokut akuzoi gjyqtarin e takimit, Marc Gaiger, se i kishte kërkuar fanellën Cristiano Ronaldos. Me fjalë të tjerë, marokeni akuzonte “bilbilin” e ndeshjes për favorizime ndaj portugezëve. FIFA nuk ka pranuar akuza të tilla në lidhje me gjyqtarin dhe reagoi menjëherë, por prej atyre reagimeve të ashpra.
“Me keqardhje dhe zhgënjim, FIFA ka mësuar nëpërmjet medias deklaratat pas ndeshjes Portugali-Marok që lidhen me gjyqtarin Mark Gaiger. Është pohuar se Z. Gaiger ka kërkuar fanellën e kapitenit të Portugalisë gjatë pushimit të pjesës së parë. Z. Gaiger kundërshton me forcë këto pretendime dhe deklaron kategorikisht se një kërkesë e tillë nuk është bërë. geiger-ronaldo (1) FIFA dënon akuzat e bëra nga një anëtar i ekipit maroken.
Gjyqtarët e FIFA-s kanë udhëzime të qarta lidhur me sjelljen dhe marrëdhëniet e tyre me ekipet në Botërorin e Rusisë dhe mund të konfirmohet se Z. Gaiger ka vepruar në mënyrë shembullore dhe profesionale si një zyrtar i caktuar i ndeshjes. FIFA dëshiron t’i kujtojë ekipet për detyrën e tyre që të respektojnë të gjitha parimet për një lojë të drejtë”, – shkruhej në reagimin e FIFA-s