Aktualitet23 Mars 2018, 16:50

Gjysma e shqiptarëve vuajnë nga kjo sëmundje por nuk e dinë! Koha për të reaguar! Tani ose kurrë

Shkruar nga Pamfleti

Mbi 240 mijë shqiptarë të moshave nga 20 deri në 79 vjeç vuajnë nga diabeti, por të paktën gjysma e tyre nuk e dinë. 1 në 8 të rritur është me diabet dhe ky numër rritet nga viti në vit. Këto janë të dhënat alarmuese që deklaroi dje Prof. Dr. Agron Ylli, Drejtues i Departamentit të Endokrinologjisë pranë QSUT-së.

Simptomat kryesore të diabetit janë urinimi i shtuar, etje e vazhdueshme, uri e vazhdueshme, humbje në peshë dhe gjendje e përhershme lodhjeje. Megjithatë, ndërsa këto simptoma gjenden në masë për diabetin e tipit 1 (diabeti që prek moshat nën 20 vjeç), për moshat më të mëdha mund të mos shfaqen kaq dukshëm, ndaj një i sëmurë me diabet mund të mos e vërejë për vite me radhë derisa t’i shfaqen komplikacione.

Nga dallon diabeti i tipit 1 nga diabeti i tipit 2?

Diabeti i tipit 1 është një sëmundje autoimune që karakterizohet nga mungesa e prodhimit të insulinës nga pankreasi. Insulina është hormoni që rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe në rast se kjo prodhohet më pak se ç’duhet, niveli i glukozës ngrihet përtej masës normale, duke shkaktuar simptomat e mësipërme. Zakonisht, ky tip i diabetit prek njerëz të moshave nën 20 vjeç, edhe fëmijët. Pothuajse çdo 6 minuta, një person nën moshën 15 vjeç zbulon se ka diabet. Megjithatë, rreth 90% e personave me diabet kanë diabetin e tipit 2.

Diabeti i tipit 2 është një çrregullim i metabolizmit që shkakon dy dëme kryesore: nga njëra anë prodhimin e pamjaftueshëm të insulinës dhe nga ana tjetër, paaftësinë e trupit për t’iu përgjigjur insulinës që është prodhuar, pra trupi s’e asimilon siç duhet këtë hormon, duke çuar në nivele të pazakonta të glukozës në gjak. Diabeti nuk është një sëmundje që rri vetëm. Diabeti shkakton një sërë çrregullimesh të tjera tek ata që e vuajnë. Nivelet e larta të glicemisë, kur nuk kontrollohen nga i sëmuri, mund të sjellin sëmundje të syve, deri në verbim, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje të veshkave, dëmtim të nervave dhe mund të sjellin këmbën diabetike, kur tek këmbët krijohen gangrena për shkak të diabetit.

Nëse gangrenat përhapen shumë, mund të duhet edhe të amputosh këmbën. Diabeti është ndër sëmundjet më shqetësuese nëpër botë, ku sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit 415 milion njerëz jetojnë me diabet. Pra, 1 në 11 njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje. Brenda vitit 2040, pritet që 1 në 10 njerëz të vuajnë nga diabeti. Diabeti s’është një sëmundje që i takon vetëm të sëmurit; i takon familjes së tij, që çdo ditë duhet të kujdeset për të e të shpenzojë shumë para. I takon shoqërisë, pasi sipas statistikave, 12% e shpenzimeve botërore për shëndetin shkojnë për diabetin. Por gjithçka nis nga ti, ndaj mos mos u kurse të bësh një matje të thjeshtë insuline. Në aksion për diabetin!

Aktualitet Gjysma e shqiptarëve vuajnë nga kjo sëmundje por nuk e dinë! Koha për të reaguar! Tani ose kurrë