Të dielën për herë të parë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Mbledhja parashihej të fillonte nga ora 10:00, në Tiranë.
Atje tashmë ka arritur Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili është pritur nga homologia e tij, Lindita Nikolla.
Ata së bashku kanë shikuar edhe mini-ekspozitën që është shfaqur në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë, ku prezantohet historiku i shtet ndërtimit të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe aspiratat e të dyja vendeve në rrugën euroatlantike.
Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.