Bota31 Tetor 2022, 12:58

“Godet” Berlusconi: Zelensky do të negociojë me Putin, nëse Perëndimi nuk i jep armë!

Shkruar nga Pamfleti
“Godet” Berlusconi: Zelensky do të negociojë me Putin,

Kreu i partisë “Forza Italia”, Silvio Berlusconi është shprehur se një marrëveshje mes Putin dhe Zelenskyt mund të arrihet vetëm nëse në një moment Ukraina e kupton se nuk mund të marrë më armë dhe ndihma nga perëndimi.

Sipas “Ansa”, në një intervistë për Bruno Vespën, Berlusconi u shpreh se nëse Perëndimi premton ti sigurojë miliarda dollarë për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga lufta, mbase presidenti Zelenskyy mund të pranojë të ulet në tavolinë për një negociatë.

“Në këtë situatë, ne mund të jemi vetëm me Perëndimin në mbrojtjen e të drejtave të një vendi të lirë dhe demokratik si Ukraina.”- është shprehur Berlusconi.

Berlusconi është i bindur se Putini është ‘njeri i paqes’, duke i rrëfyer Vespës se ka tentuar ta thërrasë dy herë pa sukses në fillim të luftës dhe më pas nuk ka insistuar më.

Në lidhje me njëzet shishet e vodkës dhe Lambruskos që u tha se mori nga Putin për ditëlindje, ai u shpreh se ajo ishte thjesht një shaka nga ana e tij dhe nuk është fare e vërtetë.

Kur u pyet nëse ndihet më afër Amerikës apo Rusisë, Berlusconi kujton se një nga pesë ovacionet e rezervuara për të nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara më 19 qershor 2011 ishte kur ai tregoi për betimin e besnikërisë ndaj SHBA-së që i kërkoi babai i tij kur pas shkollës së mesme e mori për të vizituar varrezat ushtarake amerikane të Anzios.

Bota Berlusconi Lufta Putin