Deputeti konservator Sir David Amess është goditur disa herë me thikë gjatë një takimi në një kishë në Londër.
Sipas raportimit të BBC, deputeti është qëlluar disa herë nga një person, i cili është larguar pasi ka hedhur thikën që përdori.
Autoritetet, pasi rrethuan vendngjarjen, kanë arrestuar një person si të dyshuar dhe sekuestruan thikën që u përdor gjatë sulmit.
Deputeti Amess ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që ende nuk dihet se si është gjendja e tij.