Aktualitet18 Tetor 2018, 09:33

Goditet super-banda Llalla-Çekaj-Hajdarmataj, paralajmërimi i fortë i Xhafaj në sy të zyrtarit gjerman: Ditët në vijim do

Shkruar nga Pamfleti
Goditet super-banda Llalla-Çekaj-Hajdarmataj, paralajmërimi i

Goditet super-banda Llalla-Çekaj-Hajdarmataj, paralajmërimi i fortë i Xhafaj në sy të zyrtarit gjerman: Ditët në vijim do nxjerrim rezultatet!

Autoritetet gjermane duket se i kanë dhënë goditjen finale bandës më të rrezikshme, që vepron mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, asaj të dosjes së ‘nxehtë’ të ‘613 kg kokaine’

Gjermanët kanë nisur prej kohësh lëvizjet dhe hetimet intensive për goditjen e kësaj bande, në të cilën janë të implikuar biznesmenë dhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptarë.

Vetëm pak ditë më parë, ekspertët e huaj njoftuan se kanë nisur lëvizjet për t’i dhënë goditjen fatale ‘kokave’ të implikuar në këtë trafik galopant kokaine. Në trafikun e kësaj sasie rekord kokaine janë të implikuar ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, dhe biznesmeni Arbër Çekaj, të cilët ndodhen aktualisht në Gjermani dhe dyshohet se janë futur në kthetrat e autoriteteve, si dhe ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Ka qenë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, që ka paralajmëruar sot goditjen e një super-bande, që vepron mes dy vendeve. Ndonëse nuk dha emra konkret, dyshimet janë pikërisht për bandën Llalla-Çekaj-Hajdarmataj, si banda më e fuqishme e trafikut të kokainës, që ka implikuar dhe zyrtarë të tjerë të policisë e prokurorisë shqiptare.

Në fund të konferencës me zyrtarin e lartë të policisë gjermane, të mbajtur në Tiranë, ministri Xhafaj ju dha një porosi gazetarëve, duke krijuar dyshime të forta se është goditur një prej bandave më të rrezikshme që ka hedhur grepin në Shqipëri dhe Gjermani, ajo e Arbër Çekajt, Adriatik Llallës dhe Besim Hajdarmatajt.

Xhafaj ju kërkoi gazetarëve të mbajnë lidhje dhe kontakt me drejtuesit e Policisë së Shtetit, pasi ditët në vijim do të ketë lajme interesante. Sipas tij, aty ku ka bashkëpunim, ka dhe gjëra të mira, duke krijuar kështu dyshime të forta se bëhet fjalë pikërisht për bandën e 613 kg kokaine, ku të implikuar janë edhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

“Ditët në vijim do keni lajme interesante, se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira”, tha Xhafaj.

Gjermanët nisin goditjen e bandës ‘Llalla-Çekaj-Hajdarmataj’, zyrtarët e lartë i kërkojnë Arta Markut gjithçka mbi dosjen ‘e nxehtë’ të kokainës

Aktualitet 613 kg kokainë Adriatik Llalla Arbër Çekaj Besim Hajdarmataj Fatmir Xhafaj Gjermania