
Goditi me shuplakë një 13 vjeçar se dontë të bënte një selfie, Louis Vuitton kërkon ndjesë publike për videon që u bë virale
Një video që thuhet se tregon një fëmijë 13-vjeçar që goditet me shuplakë nga një roje sigurie jashtë Luvrit të martën, gjatë Javës së Modës në Paris, është shpërndarë gjerësisht në internet. Ai u filmua gjatë një eventi të organizuar në galerinë e artit nga kompania franceze Moët Hennessy Louis Vuitton [LVMH], e specializuar në modën luksoze. Postuar në Twitter nga avokati dhe komentatori francez Juan Branco, pamjet kanë mbledhur më shumë se 450,000 shikime.
Klipi prej katër sekondash tregon një roje sigurie që i afrohet një djali të ri, të cilin e kap me krahun e djathtë përpara se të shfaqet duke e goditur me shuplakë në fytyrë me dorën e majtë.
Branco tha se pamjet u regjistruan dhe u postuan fillimisht në internet nga një dëshmitar okular, i cili e hoqi videon pasi u kërcënua. Avokati tha se incidenti ndodhi në Luvër dhe se arsyeja që kjo ndodhi ishte se donte të bënte një selfie.
“Pasi u transmetuan pamjet, verifikova origjinën, kushtet e fshirjes dhe vendosa ta bëj publike. Si një avokat dhe një personazh publik, dhe gjithashtu shumë njohës i kësaj bote, nuk mund të kërcënohem siç do të kërcënohej personi që bëri videon. Megjithatë është jashtëzakonisht problematike të shohësh se si mund të ketë kaluar pa u vënë re,” tha Branco.
Një zëdhënës i Louis Vuitton tha për Newsweek se ‘Louis Vuitton dënon të gjitha format e dhunës dhe sinqerisht kërkon falje për këtë veprim të pafalshëm. Sapo shtëpia e modës u vu në dijeni për këtë incident, ofruesi i shërbimit u kontaktua menjëherë për të siguruar që agjenti i sigurisë të mos punonte më për Louis Vuitton dhe se masat e nevojshme do të zbatoheshin për të parandaluar çdo rishfaqje në të ardhmen’.
Aujourd'hui, Le Louvre entièrement fermé et privatisé par et pour par Bernard Arnault, pour Louis Vuitton.
Les agents de LVMH ont frappé un enfant de treize ans.
LVMH a fait supprimer la vidéo. Mais on l'avait sauvegardée.
Elle est vérifiée. pic.twitter.com/hJXobnIdsz
— Juan Branco ✊ (@anatolium) October 4, 2022