Kronike 6 Shkurt 2023, 11:11

Goditi me thikë ish-gruan dhe tentoi të vriste me kallash një person, arrestohet i riu në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Goditi me thikë ish-gruan dhe tentoi të vriste me kallash një

Një 31-vjeçar i konsideruar nga policia si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar në Vlorë pasi ishte shpallur në kërkim për dy ngjarje kriminale.

Në pranga ka rënë 31-vjeçari me iniciale Xh.K. banues në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi kishte tentuar të vriste me kallashnikov një person në Tiranë në rrugën “Celo Ibraj”. Ngjarja ka ndodhur më 3 Shkurt 2023.

Po kështu, 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim edhe për një tjetër ngjarje. Konkretisht, më datë 18 Janar 2023, në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë dyshohet se kishte goditur me thikë ish-bashkëshorten dhe i kishte vjedhur celularin dhe një shumë parash. Pas arrestimit në Vlorë, 31-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

Kronike arrestohet 30-vjeçari Vlorë