Aktualitet30 Janar 2023, 09:56

Goditja penale do kthejë shpresën te shqiptarët, SPAK dhe SHBA nuk i falin të korruptuarit

Shkruar nga Pamfleti
Goditja penale do kthejë shpresën te shqiptarët, SPAK dhe SHBA

Goditja penale në funksion të ligjit, do të ndryshojë shpejt gjendjen se do të rikthejë shpresën te shqiptarët. Keni për ta parë që, kur të fillojë goditja penale kundër krerëve të qeverive të korruptuara në Shqipëri, menjëherë do të konstatohet një optimizëm i lartë masiv i shqiptarëve.

Shkruan Spartak Ngjela

Ne shqiptarët…

Ku jemi aktualisht, ku po shkojmë dhe çfarë na duhet të bëjmë?

Ku jemi?

Na duhet të theksojmë që, ne shqiptarët, sot jemi shumë të qartë se ku jemi, ku po shkojmë dhe çfarë na duhet të bëjmë.

Por vetë Shqipëria, si shtet, nuk ka drejtim politik. Drejtimi politik ka qenë antishqiptar dhe me detyrën e shpopullimit të Shqipërisë.

Qeveri antishqiptare kanë kaluar në 30 vjet. Me kryeministra që kanë urryer dhe vjedhur shqiptarët.

Po, çfarë duhet të bëjnë shqiptarët?

Ne kemi kaluar një krizë të madhe 30 vjeçare: se në Shqipëri gjatë kësaj kohe nuk është respektuar ligji, dhe kjo mungesë ka sjellë varfërimin ekstrem të shqiptarëve, korrupsionin e shtetarëve, triumfin e krimit ekonomik, dhe, panikun e shqiptarëve të ndershëm.

Ata që erdhën në pushtet në vitin 1992 e në vijim, shkelën ligjin, shkatërruan pushtetin gjyqësor, krijuan gjyqtarë dhe prokurore me gjashtë muaj kurs, pushtuan pushtetin gjyqësor me ta, shitën Shqipërinë dhe na sollën në gjendjen e sotme, ku rinia dhe krahu i punës është larguar dhe kërkon të largohet nga Shqipëria.

Është pikërisht kjo gjëmë kriminale ajo që ka dashur të shkatërrojë Shqipërinë.

Por, viti 2017 kthehu gjithçka në rrugën e goditjes penale dhe të reformës në drejtësi.  Ishte politika amerikane që krijoi   Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe kjo tani po e kontrollon të gjithë rrafshin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Prandaj…

Goditja penale në funksion të ligjit, do të ndryshojë shpejt gjendjen se do të rikthejë shpresën te shqiptarët. Keni për ta parë që, kur të fillojë goditja penale kundër krerëve të qeverive të korruptuara në Shqipëri, menjëherë do të konstatohet një optimizëm i lartë masiv i shqiptarëve.

Prandaj, shqiptarët po presin, që, pikërisht për këtë, edhe politika amerikane, tani duhet t’u japë atyre një informacion të përditshëm anti korrupsion nga ambasadorja Yuri Kim

Yuri Kim sot është kthyer realisht në shpresën e konkretizuar që shqiptarët kanë për shpëtimin e tyre nga abuzimi makabër i qeverive të korruptuara. Dhe sytë i kanë nga Uashingtoni; dhe po kërkojnë që ambasadorja Yuri Kim t’u përcjellë informacionin që atyre u duhet për të krijuar optimizmin e tyre real në lidhje me shpëtimin  e shoqërisë shqiptare.

Ka ardhur koha që SPAK dhe politika amerikane duhet të flasin hapur kundër krimit të lartë shtetëror në Tiranë.

Shqiptarët po presin.

Forum SHBA SPAK spartak Ngjela