Aktualitet30 Nëntor 2018, 11:04

Goditje fatale për Ilir Metën, bie totalisht fuqia e tij në KLD, dorëzohet Zaganjori pas presionit të SHBA-BE

Shkruar nga Pamfleti
Goditje fatale për Ilir Metën, bie totalisht fuqia e tij në KLD,

Zbatimi i Reformës në Drejtësi ka hyrë në një hallkë shumë të rëndësishme, atë të ngritjes së institucioneve të reja. Pas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është zhbllokuar edhe ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucioni që do të zëvendësojë funksionet e KLD-së. Ngritja e KLGJ i heq kompetencat Preisdentit Ilir Meta, i cili drejton dhe KLD, për të marrë vendime dhe për të ndërhyrë në drejtësinë e re, që po vjen dhe do të godasin krimin dhe korrupsionin në nivelet më të larta.

Pas presionit të ndërkombëtarëve, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, është dorëzuar dhe i ka hapuar rrugë ngritjes së KLGJ. Zaganjori ka njoftuar mbledhjen e gjyqtarëve kandidatë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Thirrja e mbledhjes vjen pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dorëzoi listën e gjyqtarëve që kaluan filtrat e Vettingut. Mbledhja e thirrur nga Zaganjori është njoftuar për në datën 12 dhjetor nga ku do të zgjidhen 6 anëtarë nga radhët e gjyqësorit.  

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. 6 (gjashtë) prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore. Ndërsa pesë anëtarët e tjerë të KLGJ i përkasin radhëve të avokatisë dy anëtarë, 2 nga trupa e pedagogëve të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës dhe një nga Shoqëria Civile. Kuvendi ka votuar disa muaj më parë përzgjedhjen e 5 anëtarëve jo gjyqtarë për në KLGJ, të cilëve do t’iu bashkëngjiten 6 anëtarët gjyqtarë, për të bërë funksionale një prej institucioneve kyçe të drejtësisë.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë
Në vijim të njoftimit të datës 22.08.2018 lidhur me rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit nga gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kanë paraqitur kandidaturën gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë Brikena Ukperaj dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër Luan Dervishi. 

Mbas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, rezultoi se të dy kandidatët i plotësonin kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. 

Kandidatët për anëtar të KLGJ-së nga radhët e gjyqësorit:

Nga Gjykata e Lartë:
1. Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:
1. Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë
2. Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
3. Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër
4. Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:
1. Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
2. Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane
3. Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
4. Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
5. Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
6. Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Anëtarët jo gjyqtarë për KLGJ

Avokatia

Fatmira Luli
Alban Toro

Pedagogët

Erion Muharremaj
Maksim Qoku

Shoqëria civile

Naurela Llagami

Aktualitet KLGJ Reforma në Drejtësi Xhezair Zaganjori