Sport 4 Shtator 2022, 19:34

Gol 100 milionësh kundër Arsenalit, Mançester Junajtid dëfrehet në “Old Trafford”, skuadra e Artetës ndal serinë e fitoreve radhazi

Shkruar nga Pamfleti
Gol 100 milionësh kundër Arsenalit, Mançester Junajtid

Gol 100 milionësh kundër Arsenalit, Mançester Junajtid dëfrehet në “Old Trafford”, skuadra e Artetës ndal serinë e fitoreve radhazi

Mançester Junajtid ka bërë një paraqitje spektakolare ndaj Arsenalit, duke mundur londinezët me shifrat 3-1 në sfidën e Premier Ligës. 

Sfida u zhbllokua që në minutën e 12 me Martinelin, por goli u anulua për shkak të një faulli në mesfushë.  

Në fundin e fraksionit, blerja 100 milionëshe e verës Anthoni debutoi me gol për “Djajtë e Kuq”, duke shpërblyer në mënyrën më të mirë të mundshme trajnerin Ten Hag. 

Në pjesën e dytë, ekipi i Artetas reagoi dhe barazoi me Saka në minutën e 60, por vetëm përkohësisht pasi avantazhin vendasve ia dhuroi Rashford në minutën e 65. Ky i fundit gjeti edhe golin e sigurisë, 10 minuta më vonë. 

Mançester Juanjtid renditet në vendin e pestë, ndërsa Arsenal ruan kryesimin.

Sport Arsenal Mançester Junajtid Premier Liga