Sport22 Tetor 2022, 15:41

Gol me shijen e hakmarrjes, vendi i fundit turpëron Liverpulin, titulli i Premier Ligës duket i pamundur këtë sezon

Shkruar nga Pamfleti
Gol me shijen e hakmarrjes, vendi i fundit turpëron Liverpulin, titulli i

Gol me shijen e hakmarrjes, vendi i fundit turpëron Liverpulin, titulli i Premier Ligës duket i pamundur këtë sezon

Liverpuli ka hedhur një hap të gabuar në Premier Ligë, duke u mposhtur me rezultatin 1-0 nga Notinghemi i vendit të fundit.

Përtej dominimit të ndeshjes, skuadra e Jurgen Klop nuk arriti të shënonin. Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola,  ndërsa goli i vetëm i këtij takimi u realizua në minutën e 55 nga Avoniji, i cili i dhuroi 3 pikët ekipit të tij.

25-vjeçari është lojtari i parë i Notingem Forestit që ka shënuar gol në tri ndeshjet e para të luajtura në shtëpi në  Premier Ligë si titullar.

Një gol me shijen e hakmarrjes për Taivo Avoniji, i cili ka qenë për gjashtë vite me Liverpulin pa luajtur asnjë ndeshje me skuadrën.

Kështu, Liverpuli vazhdon të jetë në vendin e 7, duke humbur terren për një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa Notinghemi parakalon Leistërin në fundin e tabelës.

Sport Liverpul Notingem Forest Premier Liga