Sport 2 Tetor 2019, 15:14

Goli i parë dhe yjet e PSG-së, Icardi rrëfehet pas çlirimit

Shkruar nga Pamfleti
Goli i parë dhe yjet e PSG-së, Icardi rrëfehet pas

Mauro Icardi gjeti golin e parë me PSG mbrëmjen e kaluar. Sulmuesi shënoi përballë Galatasarayt në Stamboll dhe i dhuroi tre pikë të tjera ekipit në Champions League.

Jam shumë i lumtur, sidomos për fitoren e ekipit. Goli më gëzon dhe rëndësi ka që na dhuroi tre pikët. Po rikuperohem fizikisht dhe po e marr veten. Nuk jam akoma në 100% të formës, por goli t’i shëron dhimbjet.

Përshtatja te PSG po shkon shumë mirë. Fakti që ka shumë lojtarë në ekip që flasin spanjisht mi ka lehtësuar gjërat. Në ekip kemi lojtarë me shumë kualitet. Di Maria dhe Sarabia janë të shpejtë dhe teknikë me topin. Shohin gjithçka një sekondë përpara të tjerëve dhe ndihmojnë sulmuesit për të shënuar”, përfundon Mauro Icardi.

Sport Mauro Icardi PSG