Armando Broja është kthyer në një “shenjtor” edhe te Sauthemptoni. Sulmuesi kuqezi i dhuroi një javë më parë fitoren e parë sezonale në Premier Ligë në një sfidë ku jo vetëm goli, por ishte pa diskutim njeriu i ndeshjes.
Broja u aktivizua për herë të parë si titullar dhe mjaftoi një sfidë e plotë që trajneri të bindej më në fund se ai është efikas edhe nga minuta e parë.
Sulmuesi 20-vjeçar është përzgjedhur sërish në formacionin startues në sfidën që Sauthempton luan pas pak kundër Bërnlit, e vlefshme për javën e nëntë në Premier Ligë.