Aktualitet12 Gusht 2022, 22:53

Gomonet me shqiptarë, ambasadori britanik takon Nanon: Të gjithë do kthehen në vendin e tyre, nuk do lejojmë emigrantë të paligjshëm

Shkruar nga Pamfleti
Gomonet me shqiptarë, ambasadori britanik takon Nanon: Të gjithë

Shkrimet e mediave britanike mbi shqiptarët që udhëtojnë me gomone drejt Britanisë kanë vënë në lëvizje ambasadorin britanik në vendin tonë.

Ambasadori Alastair King-Smith u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Shqiptare Z. Gledis Nano. Siaps ambasadës, ata ranë dakord për të vepruar sa më shpejt në përgjigje të kriminelëve që po shfrytëzojnë të rinjtë shqiptarë që po udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

“Shprehëm vendosmërinë e përbashkët për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës.

Diskutuam realitetin që i pret të gjithë ata që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar. Emigrantët e paligjshëm nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme. Së shpejti do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar.

Të gjithë ata persona dhe familjarët e tyre që mund të jenë të tunduar të udhëtojnë drejt Britanisë nuk duhet të bien pre e propagandës së krimit”, tha Ambasadori Alastair King-Smith.

Aktualitet emigrantë gomone