Sport 9 Qershor 2018, 10:48

Gotze ”godet” Guardiolën dhe tregon dallimin e thellë mes tij dhe Klopp-it

Shkruar nga Pamfleti
Gotze ”godet” Guardiolën dhe tregon dallimin e thellë mes

Njeriu i finales së Botërorit të 2014-ës për Gjermaninë, Mario Gotze, shihej si një nga talentët më të mirë të Botës. Shtatshkurtër, teknik, një përkëdhelje të ëmbël të topit, nuhatës i portës, ai mund të ishte një ”Messi i dytë”, sigurisht në miniaturë.  Karriera e tij mori një goditje të fortë, pasi kalimi nga Dortmundi te skuadra e Bayern Munchen nuk ishte lëvizja e duhur. Lojtari pati probleme shëndetësore dhe nuk u kthye kurrë në lider te kampionët e Gjermanisë. 

Në atë periudhë, te Bayern ishte trajner Pep Guardiola. Ky i fundit bëri ”luftë” për ta marrë në ekip gjermanin, por gjërat nuk shkuan si duhet, pasi marrëdhënia e të dyve nuk ishte ajo e duhura dhe Gotze nuk arriti të përshtatej. I mungonte dashuria dhe mbështetja e klubit. Ai flet hapur dhe kritikon Guardiolën në aspektin njerëzor, ndërsa ngre në qiell Klopp-in. 

”Pep Guardiola ishte teknikisht një nga trajnerët më të mirë, një pasuri e jashtëzakonshme, por kisha ndjenjën se ai mendon vetëm për imazhin e vet. Ndjeshmëria tek ai nuk ishte aq e madhe. Nuk ishte e lehtë për mua, thjesht sepse erdha nga Klopp, i cili ishte si një baba për futbollistët. Pep ishte një ndryshim i plotë. Një trajner i klasit botëror ka nevojë për ndjeshmëri. Çdo sportist është gjithashtu njerëzor dhe ju duhet t’i kombinoni të dyja”, – thumbon Gotze. Ai nuk e ka gjetur veten në listën e Gjermanisë për Botëror. 

Sport Jurgen Klopp Mario Gotze Pep Guardiola