Kronike30 Dhjetor 2022, 14:39

Grabisnin qytetarët duke i kërcënuar me thikë, kapen në flagrancë 3 adoleshentët në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Grabisnin qytetarët duke i kërcënuar me thikë, kapen në

Policia e Tiranës ka arrestuar një 17-vjeçar, ndërsa ka proceduar penalisht 2 të mitur dhe ka shpallur në kërkim një bashkëpunëtor të tyre. Grupi i adoleshentëve ka vjedhur shuma parash dhe sende personale të 3 shtetasve, duke i kërcënuar ata me mjete prerëse.

“Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 17 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas 14 vjeç. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi O. M., 17 vjeç.

Këta shtetas, gjatë ditëve të fundit, iu kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, 3 shtetasve, duke i kanosur ata me mjete prerëse. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sende personale, të dyshuara të vjedhura.”-njofton policia.

Kronike grabitje policia