
Grabitësit në gjueti pas artefakteve shqiptare
Gjurmuesit e paligjshëm të pasurisë punojnë pothuajse në mënyrë të plotë pa ndëshkim në Shqipëri, duke shkaktuar nervozizëm tek arkeologët sepse vjedhin sende të çmueshme nga trashëgimia kombëtare që e ushqejnë tregun e zi global.
Qeveria po punon për marrjen e masave për mbrojtjen dhe ruajtjen e zonave të cenueshme, por për momentin pa sukses të madh, megjithëse grabitja e artefakteve arkeologjike përbën vepër penale. Rajoni në afërsi të Korçës së sotme, dikur ka qenë shtëpi e qytetit Hija e Korbit.
Zona, që ndodhet në shpat, në vitet e fundit ka qenë e pushtuar nga grabitësit e armatosur me lopata në kërkim pas metaleve të rralla dhe artefakteve.
“Në këto vende po mblidhen njerëz nga të gjitha rajonet”, thotë 60 vjeçari Adem Lageshtari, banorë i atjeshëm.
“Ata gërmojnë gropa gjithandej. Shpresojnë se do të gjejnë ar, argjend apo sende tjera të çmueshme”, shtoi ai.
Vendi u bë i njohur në janar të vitit 1982, në perëndim të lokalitetit të Maliqit (rrethi i Korçës), ku ruhen rrënojat e një qyteti të lashtë ilir, pasi u gjetë një thesar monedhash antike.
Thesari përbëhet nga 618 copë monedha argjendi, ku përfshihen monedhat e Athinës, Aleksandrit të Madh, Filipit të Tretë, Lisimahut të Thrakisë, të Seleukut të Parë, Antiohut të Parë, mbretër të Sirisë, Eumenit të Parë të Pergamit dhe të Antigon Gonatës. Ky është një nga thesaret më të mëdhenj të këtij lloji të gjetur deri më sot në Shqipëri dhe ka rëndësi të veçantë mbasi jep të dhëna me vlerë për të sqaruar jo vetëm disa çështje të karakterit thjesht numizmatik, por edhe historik.
Ekspertët e AFP-së deklaruan se gropimet e paligjshme janë zbuluar në pothuajse çdo vend arkeologjik të rëndësishëm.
“Problemi është veçanërisht në Hija e Korbit, qytet i rëndësishëm arkeologjik që akoma nuk është hulumtuar nga arkeologët”, u shpreh Rovena Kurti, udhëheqëse e Departamentit për parahistorinë pranë Institutit së arkeologjisë në Tiranë, duke shtuar se: “Ata e dëmtojnë lokalitetin dhe e vjedhin trashëgimin.”
Të dhënat shkencore shpesh shkatërrohen dhe sendet hiqen nga konteksti i tyre, që është i patjetërsueshëm për ekspertët që të kuptojnë historinë e lokalitetit, sqaron Sesille Oberbejler, ish-drejtore e misionit francez-shqiptar në Korçë.
Në pjesën verilindore të kryeqytetit Tiranës, janë mbetje të përgjysmuara nga kisha e shekullit 11 apo 12-të.
Kisha e Shën Mërisë, duhet të jetë e mbrojtur si monument i kulturës, por kjo nuk ka ndaluar grabitësit.
“Mund t’i japin çfarëdo emri, por në fakt është rrënojë që po grabitet”, thotë arkeologu Skender Mucaj.
Grabitja e këtij lokaliteti është veçanërisht i dhimbshëm për banoren lokale Nora Brajai.
“Çdo të marte vij dhe i lutem Shën Mërisë. Ajo e shpëtoi jetën e fëmijët tim, por unë nuk munda ta shpëtojë këtë lokalitet”, deklaroi me lot në sy Nora, 80 vjeçare, për AFP-në, teksa shpreson që plaçkitësit “t’i ndjek fati i keq”.
Ekspertët paralajmërojnë se ligji nuk bën mjaftueshëm për të ndaluar plaçkitjen.
Ministria e Kulturës së Shqipërisë deklaroi për AFP-në se përkushtimet për luftë kundër “tregtisë së paligjshme me të mira kulturore” është në vijim, përfshirë edhe planin kombëtar të veprimit të paraqitur në vitin 2018 së bashku me nismat për koordinim më të mirë me organizatat ndërkombëtare.
Nuk ka vlerësime zyrtare për vlerën tregtare të sendeve të vjedhura nga Shqipëria.
Por, hulumtuesit janë të sigurt se disa artefakte kanë rënë në duart e tregtarëve ndërkombëtar dhe kanë qenë të shitura në ankande të muzeve dhe koleksione private jashtë vendit.
“Kjo është beteja që Shqipëria nuk mund ta udhëheq vetë, përgjegjësia kanë edhe autoritet e vendeve tjera që mbyllin sytë kur këto sende do të ekspozohen në muzetë e tyre”, thotë Neritan Ceka, arkeolog dhe historian i artit.
Padia kundër Zhan-Luk Martinez, ish-shefi i muzeut të Luvrit, për komplot për fshehjen e prejardhjes së pasurive arkeologjike, e theksoi madhësinë e tregtisë së paligjshme me antikitete. / France 24/AFP