
Grabitja në Rinas, Rama përgëzon policinë për ndalimin e 4 personave, nuk thotë asgjë për paratë e vjedhura
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndalimit nga policia të 4 personave, të përfshirë me grabitjen në Rinas. Teksa përgëzon policinë për këtë veprim, Rama e inkurajon që të vazhdojnë punën e të lënë baltosjen.
“Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit,një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit. Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset, aq më shumë rritet forca e saj goditëse”, shkruan Rama Twitter.
Rama harron se tashmë po bëhen dy javë nga grabitja në Rinas dhe nuk ka asnjë të dhënë për paratë e grabitura. Pas kaq shumë kohësh, Policia arriti të arrestojë 4 persona, por ende nuk ka vënë para përgjegjësisë të gjithë përgjegjësit e grabitjes më të madhe.