Kronike 6 Janar 2023, 22:12

Grabitje në Durrës, dy person të maskuar marrin xhiron ditore të një dyqani

Shkruar nga Pamfleti
Grabitje në Durrës, dy person të maskuar marrin xhiron ditore

Një dyqan ushqimor ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 15, ku dy shtetas ende të paidentifikuar, janë futur në një dyqan me produkte ushqimore në pronësi të shtetases M. T., ku kanë marrë rreth 15 000 lekë të rinj (xhiro ditore) dhe më pas janë larguar me një automjet.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor. Nga veprimet e para hetimore, është identifikuar automjeti me të cilin këta shtetas janë larguar. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Kronike grbitje ne durres