Kosova 8 Gusht 2022, 17:47

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Ish-emisari i presidenti Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka biseduar përmes telefonit me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Grennell është shprehur i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende president.

“Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka shkruar Grenell.

Pavarësisht se nuk mban ndonjë post në adminsitratën amerikane, Grenell vazhdon t’i komentoj zhvillimet në Ballkan dhe vecanërisht në Kosovë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Prishtine