Kosova25 Tetor 2022, 11:52

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, vazhdon të merret me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe udhëheqësinë e tij.

Grenell ka thënë se Kurti duhet të largohet nga politika.

“E di se mund të shkaktoj kokëçarje me qëndrimin tim, por do të vazhdoj të jem i sinqertë, Albin Kurti dhe autoritetet e tanishme në Kosovë nuk përmbushin diçka për të cilën janë pajtuar, kështu që ata duhet të largohen nga skena politike”, citohet të ketë thënë Grenell, raporton mediumi serb “Kosovo Online”.

Ai këtë qëndrim e ka thënë gjatë një ngjarje elektoral, derisa po mbështeste Ron Jonhson i cili synon ta zë një ulëse në Senatin Amerikan, i cili gjithashtu ka folur për Kurtin.

“Ai vepron me supozimin se shqiptarët e Kosovës e kanë mbështetjen e parezervë të Amerika dhe që Amerika nuk i do serbët, çfarë atij ia mundëson që të bëjë çfarëdo që do, por kjo nuk është çështja”, ka thënë se Johnson.

Prishtine Albin Kurti qeveria e Kosovës Richard Grenell

Kosova