Bota15 Prill 2019, 17:35

Greqia i bën thirrje Britanisë: Ktheni momumentet e kulturës!

Shkruar nga Pamfleti
Greqia i bën thirrje Britanisë: Ktheni momumentet e kulturës!

Greqia i bën thirrje Britanisë: Ktheni momumentet e kulturës

Çështja 200-vjeçare të rikthimit të veprave të artit ndizet sërish midis Greqisë dhe Britanisë. Greqia i bëri thirrje Britanisë që të çlirojë statujat e mermerta të Pertenonit nga burgu i zymtë i muzeut të saj kombëtar.

Presidenti Prokopis Pavlopoulos duke folur nga muzeu i Akropolit, tha se shpreson se statujat e fillim shekullit të 19-të të marra nga diplomati britanik të riatdhesohen.

Keto vepra 2500 vjeçare u morën nga Lordi Elgin (Ellgën) në tempullin e Akropolit gjatë epokës së luftës greko – otomane. Statujat janë të vendosura në Muzeun Britanik në Londër.
Që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 1832, në mënyrë të vazhdueshme Greqia ka kërkuar kthimin e statujave dhe në kohën kur hapi muzeun e ri të Akropolit në vitin 2009 mori një fushatë për kthimin e tyre.

Muzeu Britanik deri tani nuk ka pasur një reagim ndaj thirrjeve të përsëritura të presidentit grek Pavlopulos për t’ua kthyer statujat. Sipas Muzeut Britanik statujat janë marrë me një kontratë të rregullt me perandorinë osmane nga Lordi Elgin.

Bota Britania Greqia monument kulture