Aktualitet 9 Dhjetor 2022, 18:43

· Aktualitet

Shkruar nga Pamfleti
· Aktualitet

Greqia vijon të këmbëngulë që çështja e detit të përfundojë në Hagë. Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstatina Kamitsi, ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqi po punojnë që të zgjidhet në gjykata ndërkombëtare kjo çështje.

Nga Korça, ajo u shpreh se miqësia mes dy vendeve dihet dhe po punohet që të zgjerohet akoma më shumë, mirëpo tani për tani përparësi iu është dhënë çështjes së detit.

Pardje janë takuar të dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë dhe të dy kanë shprehur dëshirën për të bashkëpunuar sa më shpejt të jetë e mundur, që do të thotë të përparojë procedura me mënyrën që parashikohet nga legjislacioni shqiptar, që të vendosen disa çështje për çështjen e ndarjes së detit, të kufijve detarë në gjykatën e Hagës. Miqësia është diçka që dihet midis dy shteteve dhe për atë punojmë edhe unë edhe nga Greqia. Punojmë për funksionimin sa më të mirë të punës në dogana dhe shpresoj që çdo gjë do ecë në hapat e duhur. Faleminderit që më informoni do e shohim me doganat cili është problemi për këtë çështje, dhe unë shpresoj që miqtë tanë shqiptarë mos kenë probleme me doganën. Do e shohim me përparësi”, tha ajo.

Ambasadorja u pyet edhe për anulimin e vizitës së kryeministrit grek në jug të vendit pak, duke thënë: “Jo nuk kam asnjë koment premtoj që do të vijë shumë shpejt brenda këtij viti bashkë me kryeministrin shqiptar”.

Aktualitet Deti Greqia Haga