Greqia do e bëjë të detyrueshme vaksinimin e personave mbi 60 vjeç kundër koronavirusit. Për të gjithë ata që refuzojnë të vaksinohen, do të ketë gjoba mujore duke filluar nga 100 euro.
Ky rregull do të hyjë në fuqi nga mesi i muajit janar të vitit të ardhshëm. Këtë e ka konfirmuar kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme.
Sipas tij, paratë do të shkojnë për sistemin shëndetësor grek, i cili po lufton me një rritje të shtrimeve në spitale.
Rreth 63% e popullsisë të Greqisë është plotësisht e vaksinuar, por të dhënat tregojnë se më shumë se 520,000 njerëz mbi 60 vjeç nuk e kanë marrë ende vaksinën.
“Grekët mbi moshën 60… duhet të rezervojnë takimin e tyre për të marrë dozën e parë deri më 16 janar. Vaksinimi i tyre tani e tutje është i detyrueshëm” – tha kryeministri në një deklaratë për kabinetin.
Masa është ende për t’u hedhur në votim parlamentar, tha ai, por ligjvënësit pritet gjerësisht ta miratojnë atë.
Ndërsa vendet i kanë bërë të detyrueshme vaksinat për punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit e tjerë me rrezik të lartë, Greqia do të bëhet e para në BE që synon një grupmoshë specifike.