Showbiz19 Dhjetor 2022, 13:12

Gresa rrëfehet në BBV Kosova: I dashuri më dhunoi dhe më theu hundën

Shkruar nga Pamfleti
Gresa rrëfehet në BBV Kosova: I dashuri më dhunoi dhe më

Gresa rrëfehet në BBV Kosova: I dashuri më dhunoi dhe më theu hundën

Tanimë që kanë kaluar disa ditë banorët e “Big Brother Vip Kosova” duket se janë afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe kanë nisur të bëjnë edhe biseda personale.

Së fundmi ka qenë modelja Gresa Hoti ajo e cila ka rrëfyer diçka personale nga jeta e saj. Në një bisedë me Ana Kabashin, Gresa tregoi një moment të vështirë të jetës së saj me ish-partnerin. Ajo u shpreh se ish  dashuri i saj e vinte kundër familjes së tij.

“Më vinte kundër nënës së vet, komplet kundër. Kam shkuar në Siçili edhe disa herë më thoshte “e kam harru kuletën”. Kur i harxhova lekët më tha që unë do të rri atje. Më vinte kundër nënës së vet, kundër motrës së vet. Babai i tij kur ka qenë ky i vogël më tregonte që fshihej nën krevat se e rrihet nënën e vet për flokë”- rrëfeu Hoti.

Ajo po ashtu zbuloi se ish i dashuri i saj e kishte mbyllur në dhomë, mdaje ka pasur edhe raste dhune.“S’kam guxuar kurrë të dal me shoqe, 24 orë vetëm me atë. Nëna e tij më tha që t’i bëj gati gjërat që të më çojë në aeroport. Por, ai më mbylli në dhomë. Ai ia nisi të qajë dhe e theu të gjithë dhomën. Psikopat. Nuk ka qenë i keq kështu” – tha ajo.

Në një moment, modelja tregon edhe se ai e kishte goditur në fytyrë dhe i kishte thyer hundën.

Lifestyle #Gresa Hoti #i dashuri i dhunshem