
‘Gropa e zezë’/ 9 fakte zyrtare, që paralajmërojnë bllokimin e projektit “Dubai” në Durrës
Zyrat e shitjeve në ajër janë mbyllur, në telefona nuk përgjigjet njeri/ Ndërtuesit Alabbar dhe firmës së tij offshore “Eagle Hills Real Estate Development”, nuk i është miratuar kërkesa për 120 milionë Euro kredi nga 3 banka në Shqipëri, për dy arsye: Risku që ka prej afatit 35 vjeçar të projektit; statusi “Kompani offshore”; mos deklarimi i burimit e garancive financiare dhe mungesës së dokumenteve të pronësisë së truallit ku do zhvillohet investimi
Përveç bujës së madhe për projektin “Dubai” në Durrës, kryeministri Edi Rama bëri 1 vit luftë të egër me mediat e opozitën dhe përdori shtetin për ta bërë ligj, por 8 fakte zyrtare janë shenja se ky biznes pallatesh e kullash me Mohamed Alabbar, po dështon.
– Risku që ka prej afatit 35 vjeçar të projektit; prej statusit “Kompani offshore”; mos deklarimit të burimit e garancive financiare që ka vetë; dhe mungesës së dokumenteve të pronësisë së truallit ku do zhvillohet projekti.
– Dyshimet e ekspertëve bankarë, për dështimin e projektit “Dubai-Durrës”, dhe për faktin se kompania “Eagle Hills Real Estate Development” e Mohamed Alabbar, gjatë afro 2 viteve aktivitet në Shqipëri rezulton me humbje 1.4 milionë Euro.
Urojmë që Mohamed Alabbar, duke qenë “urith i nëntokës së punëve të zeza”, të mos e ketë mësuar më parë sikletin e Edi Ramës me ish-agjentin e FBI dhe të jetë tërhequr./Pamfleti