Sport22 Shtator 2019, 14:03

Gruaja dhe fëmijët në Spanjë, Guardiola në mëdyshje për të ardhmen

Shkruar nga Pamfleti
Gruaja dhe fëmijët në Spanjë, Guardiola në

Gruaja e Pep Guardiola, Cristina Serra është kthyer të jetojë në Barcelonë dhe me vete ka marrë edhe një fëmijë, ndërsa dy të tjetër kanë ndenjur në Manchester me babanë e tyre.

Sipas informacioneve të medies angleze “Mirror”, gruaja e trajnerit të Manchester City është zhvendosur për të jetuar në Spanjë, aty ku ajo do të kujdeset për biznesin e saj. Cristina drejton një kompani mode tepër të suksesshme në Barcelonë dhe në tre vitet e fundit e ka bërë vajtje-ardhje, Barcelonë-Manchester, punën e saj.

Besohet se ajo do të qëndrojë disa muaj në Katalonjë dhe më pas do të vendosë se ku do jetojë përfundimisht. Guardiola rinovoi kontratën deri në vitin 2022 me Manchester City, por a është ky një sinjal se trajneri e shikon të ardhmen e tij në Spanjë

Sport Pep Guardiola