Aktualitet 4 Tetor 2019, 07:37

“Gruaja e Bilalit” , SPAK-u para provës së madhe, 3 vepra penale që ka kryer Edi Rama

Shkruar nga Pamfleti
“Gruaja e Bilalit” , SPAK-u para provës së madhe, 3 vepra

Drejtësia amerikane dënon personin që Edi Rama i dha 80 mijë USD për të bërë një foto, drejtësia shqiptare hesht. A do ta falë SPAK-u Edi Ramën?

Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të jenë para një prove të fortë, ku do t’u duhet të tregojnë nëse drejtësia e re do t’i japë fund pandëshkueshmërisë dhe pabarazisë para ligjit në Shqipëri apo do të jetë thjeshtë zgjatim i drejtësisë së vjetër. Prova e SPAK-ut tashmë është Edi Rama. Tashmë është konfirmuar zyrtarisht nga drejtësia amerikane se kryeministri Edi Rama ka konsumuar tre vepra penale; konkretisht fshehje pasurie, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Për këto tre vepra penale në maksimum parashikohet deri në 17 vite burg. Ndërkohë që, me miratimin e reformës në drejtësi, çdo vepër penale e dyshuar si e kryer nga kryeministri dhe një grup zyrtarësh të tjerë janë në kompetencë të SPAK-ut.

Po çfarë ka bërë Edi Rama. Drejtësia amerikane ka dënuar ditët e fundit William Argeros, sepse ka paguar 80 mijë USD për llogari të Edi Ramës për të bërë një foto me Obamën në vitin 2012. Gjatë gjyqit, avokati i Argeros tha se klienti i tij ka vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me z. Obama. Fjala është për Edi Ramën. Në SHBA është dënuar ndërmjetësi, ndërsa personi që ka paguar 80 mijë USD sot sundon Shqipërinë pa i hyrë gjemb në këmbë. Arsyeja se pse Rama nuk merret i pandehur nga prokuroria shqiptare, është se organi i prokurorisë drejtohet nga dy ‘dele’ të Ulsi Manjës. Pyetja është shumë e thjeshtë: Ku i mori Edi Rama 80 mijë dollarë? Por këtë pyetje, Ramës nuk mund t’ia bëjnë dot Donika Prela dhe Arta Marku, sepse të dyja i ka marrë në punë Rama. Këtë pyetje Ramës mund t’ja bëjë vetëm SPAK-u./Pamfleti/

Kryesore