Aktualitet22 Prill 2018, 17:48

Gruaja zbulon se pas adoptimit të 6 fëmijëve kishte ndodhur ajo që kishte 10 vite që e kërkonte me ngulm

Shkruar nga Pamfleti

Një çift me probleme të fertilitetit kanë thënë se si më në fund pas adoptimit të 6 fëmijëve ajo kishte mbetur shtatzënë. Christy, 34 vjeçe dhe Sean Baxter, 40 vjeç, nga Valdosta në Gjeorgji, dëshironin një familje të madhe dhe filluan të provonin menjëherë pasi ata u martuan në vitin 2004.

Por kur mësuesja Christy, 34 vjeçe, nuk ngelte me barrë, ata mësuan se kishte sindromën e cisteve ovariane, e cila kufizon shanset e grave për të mbetur shtatzënë në mënyrë të natyrshme. Çifti vendosi të adoptojë dhe morën tre djem dhe tre vajza në shtëpinë e tyre për vetëm dy vjet.

Pikërisht kur ata po mendonin se çdo gjë kishte marrë fund, Christy, e cila po merrte ilaçe për fertilitetin, mësoi se ishte shtatzënë dhe nëntë muaj më vonë në vitin 2013 ata mirëpritën vajzën e tyre të katërt dhe fëmijën e shtatë; Kinsley.

Baxters janë tani prindërit e Jacob, 16, Hunter, 15, Cassadie, 14, Michael, 13, Anna, 12, dhe “foshnja mrekulli” Kinsley, tani katër vjeç. Christy tha: “Gjithmonë kam dashur një familje të madhe. Unë vetë vij nga një familje e madhe tetë vëllezër dhe motra.

“Kështu që kur u martuam filluam përpjekjet për një fëmijë shumë shpejt. Pasi nuk mbeta shtatzënë për gati një vit, shkuam te një mjek i fertilitetit”.

Christy tha që kishte sindromin polisitetik ovarian, duke bërë që çifti të merrte në konsideratë mundësitë e tjera. “Ne filluam të shqyrtonim mundësinë adoptimin,” tha Christy.

“Rreth një vit më vonë, ne u miqësuam me një djalë të vogël të quajtur Hunter dhe një vajzë të vogël të quajtur Alexia. Disa muaj më vonë ata ishin një pjesë e familjes sonë.

“Më vonë ne u miqësuam me katër vëllezërit e motrat – Jakobi ishte shtatë vjeç, Cassadi ishte katër vjeç, Mikaeli ishte tre vjeç dhe Anna ishte dy.

“Tashmë kemi shkuar nga një familje bosh e përbërë vetëm nga ne të dy në një familje me tetë anëtarë në dy vjet. Megjithëse kishin adoptuar gjashtë fëmijë, Sean dhe Christy nuk kishin hequr dorë kurrë nga mundësia e të mbeturit shtatzënë.

“Sean dhe unë vendosëm të provojmë trajtimin e fertilitetit”, tha Christy. Ishte një ilaç për fertilitet i quajtur Femara. Pastaj për herë të parë, pothuajse pas dhjetë vjetësh përpjekje, isha shtatzënë.

“Më në fund kishte funksionuar. Unë, isha e ngrirë, dhe vetëm qaja.

‘Kinsley është tani katër vjeç dhe për ne, ajo është e përsosur’.

codramol
smile

Histori Gruaja zbulon se pas adoptimit të 6 fëmijëve kishte ndodhur ajo që kishte 10 vite që e kërkonte me ngulm