
"Grup idiotësh"! Miku i ngushtë i Ramës humb kontrollin në një studio shqiptare, kë fyen Baton Haxhiu?!
Gazetari nga Kosova, Baton Haxhiu, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Edi Ramën, ka humbur kontrollin, teksa ka shpërthyer me fyerje, duke i quajtur “idiotë” ata që gjykojnë idetë për shkëmbimin e territoreve. Haxhiu bashkë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi kanë folur publikisht për ide të tilla.
Haxhiu: Krejt konceptimi i korrigjimit të kufijve nuk është i bartur me analizë. Nëse nuk ka transparencë nuk akuzon dhe nuk shpall tradhtar. Kemi një grup idiotësh që gjykojnë mbi vendimin pa pasur vendim fare. Sepse kemi Parlamentin dhe referendumin. Më shumë se sa marrëveshja Kosovë-Serbi është frika e bashkimit Kosovë-Shqipëri.