Politike20 Dhjetor 2022, 17:37

Grupi i Berishës kërkesë Bajram Begajt: Refuzo marrëveshjen për Portin e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
Grupi i Berishës kërkesë Bajram Begajt: Refuzo marrëveshjen

Grupi i Sali Berishës i ka kërkuar presidentit Bajram Begaj që të refuzojë marrëveshjen për Portin e Durrësit. Kuvendi e miratoi pak ditë më parë dhe tani pritet dekretimi i Kreut të Shtetit.

Deputeti Oerd Bylykbashi, në kërkesën e tij e vendos theksin se, Bashkimi Europian ka kërcënuar me rikthimin e vizave nëse miratohet kjo marrëveshje, ku një prej ofertave për blerësit e huaj është pajisja me pasaportë shqiptare. Grupi i Berishës, kërkon rikthimin e këtij ligji në Kuvend për të shqyrtuar sërish.

Opozita ka denoncuar prej kohësh projektin për portin e Durrësit, i cili ka dyshime serioze për shkelje të shumta kushtetuese dhe ligjore nga ana e institucioneve shtetërore. PD ka depozituar tashme në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për deklarimin anti-kushtetues të marrëveshjes ndërkombëtare që lidhet me aferën e portit të Durrësit. Mbi të gjitha është një projekt i paligjshëm për shkak se bie ndesh me Kushtetuetën e vendit, marrëveshjen e stabilizim-asociimit me Bashkimin Europian dhe së fundmi rrezikon rikthimin e vizave ndaj shqiptarëve për shkak të dhënies së shtetësisë shqiptare ndaj atyre personave që investojnë tek ky projekt. Në përmbledhje të disa nga arsyet jo shteruese që provojnë anti-kushtetueshmërinë e këtij ligji, dëshirojmë që të ritheksojmë edhe njëhere se ju jeni autoriteti shtetëror garant për mbrojtjen e interesave të popullit shqiptar. Në këtë kuadër, çmojmë se ju keni sot detyrën e vështirë por njëkohësisht edhe mundësinë e veçantë që duke e kthyer këtë ligj për rishqyrtim në Kuvend të mbroni interesin e popullit shqiptar. Për sa më sipër, mbetemi të hapur për informacione shtesë dhe jemi të bindur që roli juaj si mbrojtës i Kushtetutës dhe garant i sovranitetit dhe i interesit publik, do të mbizotërojnë në këtë vendimmarrje”, thuhet në dokument.

Politike #Begaj Bylykbashi Durrësi