Aktualitet23 Gusht 2018, 15:16

Grupi i “nostradamusve” Berisha, Meta, Rama, Basha, mbështetur në “telepatinë” e Monës tregojnë se cilat zyra të s

Shkruar nga Pamfleti
Grupi i “nostradamusve” Berisha, Meta, Rama, Basha, mbështetur

Flakët po shpërthejnë, vetëm në institucione ku qarkullojnë lekë, troje, toka, licenca, koncesione dhe dosje gjyqesh “VIP”

Ndryshe nga viti i kaluar, që zjarret binin në pyje, zjarret këtë stinë vere, po bien vetëm në institucione shtetërore dhe brenda 1 jave, kanë rënë 3 zjarre në Arkivën e Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), në Arkivën e Gjykatës së Lartë dhe në Zyrën e Kryetarit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, por flitet se zjarret, do vazhdojnë të bien “rastësisht” dhe në institucione të tjera, ku ka arkiva pronash, tenderësh, donacionesh, koncesionesh, licenca guroresh, spitalesh, universitetesh private, lejesh ndërtimi e dosje me “punë lekësh shteti”.

Këtë rrezik zjarresh në zyrat e shtetit, Zoti e ka përcjell nëpërmjet 4 “nostradamusëve” të politikës shqiptare Berisha, Meta, Rama e Basha, të cilët të mbledhur mesnatën e 4 ditëve më parë, pasi kanë parë pozicionin e yjeve mbi sarajet dhe vilat e tyre, kanë parashikuar, se në cilat arkiva shtetërore, do të bien zjarret “rastësore” gjatë muajit në vazhdim, parashikim që duhet besuar, mbasi ata e dinë mirë se kujt i vjen, dmth, kujt duhet t’i vijë rrotull zjarri, siç u doli parashikimi, me zjarrin në arkivën e AKSHI-t dhe të Gjykatës së Lartë.

Sipas parashikimit, që ka bërë grupi i 4 “nostradamusve” Berisha, Meta, Rama, Basha, mbështetur dhe në “telepatinë” e vërtetuar të “fallxhore” Monës, thuhet se zjarre “rastësore”, do të bien edhe në këto arkiva zyrash shteti.

Ja parashikimi, se ku mund të bien zjarre “rastësore”:

Forum